Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me zgjedhjet e zhvilluara në vend, zgjedhje në të cilat, PD doli forcë e dytë pas Partisë Socialiste.
Pasi theksoi se ishte në kushte të pabarabarta me forcat e tjera pasi kishte blerje masive të votave, Basha dha përgjigjen e shumëpritur për vendimin e tij nësë do të qëndrojë në krye të PD-së ose jo.
Ai mori përsipër përgjegjësitë për rezultatin dhe u shpreh se ka vendosur të ngrijë funksionet për të hyrë në garë si kryetar.
“Kam marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin, tani demokratët meritojnë një bilanc të plotë dhe reflektim. Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar se percaktoj unë por këtë se percaktojnë as ata që nuk punuan as një ditë për fitoren e PD. Këtë do ta përcaktojnë demokratët.
Kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mia si kryetar i PD për të organizuar me fuqi të plotë garën për kryetarin e PD sipas parimit një anëtar një votë”.