INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: Marrëveshja e 18 majit u prish që javën e parë [VIDEO]

Publikuar më: 14:43 11-07-2017

Lulzim Basha flet për herë të parë për minim të marrëveshjes së 18 majit. Gjatë një takimi me demokratët e kryeqytetit Basha zbuloj se marrëveshja u prish që javën e parë të nënshkrimit të saj, e kjo ka sjellë një pushtet një qeveri jolegjitime të dalë nga zgjedhjet e blera nga paratë e drogës.

Lulzim Basha:
“Ndonëse 18 Maji legjitimoi kauzën tonë të drejtë para çdo shqiptari dhe para komunitetit ndërkombëtar, nuk arriti as ta frenojë dhe as ta shkatërrojë mekanizmin që ishte vënë në lëvizje. Këtë e dini fare mirë ju. E dinë gjithë demokratët, e dinë gjithë qytetarët. E di unë, e di i madh dhe i vogël se me çfarë u përballëm që javën e parë pas kësaj marrëveshje politike. Me një kushdërshtar politik që tashmë kishte minuar tërësisht terrenin elektoral, me shpërndarjen masive të parave të pista të drogës dhe përqindjen e tenderave dhe koncesioneve korruptivë”
Rivali i tij për të marrë drejtimin e partisë demokratike Eduard Selami e shikon problemin edhe brenda vetës për humbjen e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Eduard Selami:
“Po vazhdojmë të humbasim se kemi braktisur demokratët, kemi braktisur strukturat, kemi braktisur demokracinë, dhe do të rikthehemi më të fuqishëm vetëm kur të vendosim këto themele, më të forta se i kemi pasur”. Është koha për një analizë të sinqertë, dhe ti shikojmë gjerat në sy. Nuk mjafton të shohim ca bën kundërshtari, kundërshtari atë punë ka. I përkas atij grupi që kur diçka nuk shkon, gabimin e gjej të vetja. Njerëzit që shikojnë në dritare për të fajësuar të tjerët, nuk janë ata që ecin përpara dhe kanë sukses”

 

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607