INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Marrëveshja e 18 majit vdiq

Basha: Marrëveshja e 18 majit vdiq

Publikuar më: 10:54 12-09-2017

Dështimi i “Rama 1”, kryetari i PD-së shprehet shumë i revoltuar dhe me tone shumë të rënda ndaj Ramës duke e quajtur mashtrues dhe dështak. Ai e fajson për çdo problem që ka ndodhur në vend.

Në fjalim e tij të parë si kryetar i opozitës Lulzim Basha ka bërë  një kornizë dhe analizë të çdo premtimi të bërë nga Rama.

“Para 4 viteve, Edi Rama erdhi këtu si kryeministër dhe premtoi 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, ulje taksash, hapje të negociatave për anëtarësim, etj. Dje, fiks pas 4 vitesh rikthehet në të njëjtin vend pa mbajtur asnjë premtim me shpresën se koha amniston dhe se do t'ia hedhë”, ka deklaruar Basha.

“Rama 1: është qeveria e parë që nuk ka sjellë asnjë arritje në rrugën e integrimit. BE pranoi dhënien e statusit të kandidatit për punën e bërë nga qeveria e kaluar. Asnjë hap tjetër, madje janë bërë hapa prapa, pasi disa qeveri europiane kanë kërkuar rivendosjen e vizave. Qeveria krijoi borxhe të tjera, ka 300 milionë euro borxhe ndaj biznesit. Kjo qeveri nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën e transportit. 600 milionë euro shkuan për fasada zyrash, mobilime dhe shpenzime luksi. Kjo qeveri është e kapur nga krimi i organizuar. Qeveritë e huaja i dhanë ultimatum “Rama 1-shit” që të shkarkonte ministrin e Brendshëm, si person i lidhur direkt me qarqet e krimit. DASH e futi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave”, ka thënë Basha. 

Gjithashtu Basha ka hedhur një sërë akuzash kundër kryeministrit duke thënë se thjesht ka bërë “batuta”që nuk kanë sjellë asnjë asgjë pozitive për shqiptarët, siç ishte rasti i takimit Rama-Vuçiç që nuk solli asnjë efekt për zhbllokimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën. Ai gjithashtu e akuzon së në kabinetin e tij  ka kriminelë që nuk duhet të jenë në asnjëlloj mënyre prestarë dhe përfaqësues të shqiptarëve në parlament. Ai tha se Kryetar i Kuvendit është bërë një njeri që Shtetet e Bashkuar nuk e pajisin me vizë Amerikane. Gjithashtu nuk është dakord me caktimin e ministrit Fatmir Xhaferaj si ministër i brendshëm, kur vëllai i tij kërkohet nga drejtësia italiane për trafik droge.


Kreu i PD ka kritikuar edhe programin e kabinetit “Rama 2”, duke vlerësuar se ai nuk përmban asgjë serioze për zgjidhjen e problemeve të vendit, “por përmban vetëm terma të kërkuara në Google Search”.

Article Logic
Execution time: 0.0022749900817871