INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Mazhoranca refuzoi konsensusin për vendet e rezervuara

Basha: Mazhoranca refuzoi konsensusin për vendet e rezervuara

Publikuar më: 19:20 06-06-2016

Ndërkohë kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndryshe nga Rama, mbajti një deklaratë për shtyp pa fjalim të përgatitur. Basha deklaroi se ai erdhi në këtë takim me vullnetin e plotë për të ofruar zgjidhje, por sipas tij kapja politike e drejtësisë është baza e së keqes, është pasojë e korrupsionit politik. Ai mohoi fjalët e Ramës që PD nuk e do reformën në drejtësi, duke thënë se mazhoranca mban përgjegjësine për abortimin e këtij kompromisi, dhe se ajo kërkon shtyrjen e reformës në Drejtësi.

Basha: Erdha sot në këtë takim me përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës, me vullnetin për të kërkuar dhe ofruar zgjidhje, zgjidhje që do t’i japin shqiptarëve një drejtësi që lufton dhe nuk mbron krimin e organizuar. Partia Demokratike ka pasur vetëm një kusht që prej ditës së parë: mos kapjen politike të sistemit të drejtësisë. Kapja politike është korrupsioni i gjithë korrupsionit, është baza e çdo të keqeje. Një drejtësi e cila bëhet palë me të fortin, me të pasurin, me kriminelin, me të korruptuarin, është drama e përditshme, por është padyshim jo shkak por pasojë e korrupsionit politik. Nëse politika nuk do t’i mbronte shullazët, kokëdhimët, habilajt, etj me shokë me domenet e tyre respektive të aktivitetit të tyre kriminal apo të korrupsionit që vjedh miliona euro çdo javë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, pa dyshim që drejtësia do të vepronte. Parafolësi akuzoi PD se nuk do reformën në drejtësi por faktet tregojmë të kundërtën. Ne detajuam qëndrimet për vendet e rezervuara. Nuk është argument por kapriço. Opozita vjen më modelin e vendeve të rezervuara të ofruar nga Venecia e OPDAT. E kundërta është kapje politike e sistemit. Kam keqardhje të konstatoj se pala tjetër erdhi me konkluzione dhe fjalim të përgatitur jo për të kërkuar zgjidhje por për të krijuar alibi dhe per ti vënë fajin kundërshtarit.

Ajo mbart përgjegjësinë e abortimit ne çastet e fundit të kompromisit. Çdo akt unilateral do atakohet me dështimin e sigurtë. Çdo dështim do të thotë shtyrje e reformës në drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268