Sot pasdite lideri i opozitës Lulzim Basha do të mbledhë kryetarët e degëve për të detajuar aksionin opozitar.
Pas dorëzimit të mandateve, aksioni kryesor i opozitës do të jetë protesta dhe mbledhja e sotme do të përcaktojë kalendarin e këtyre tubimeve që do të zhvillohen jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin
Ashtu siç u vendos mbrëmë ne mbledhjen e kryesisë, kryetaret e Partisë Demokratike në rrethe do të punojnë jo vetëm për denoncimin e aferave të qeverisë Rama por do të përgatiten edhe për betejën zgjedhore.
Të gjitha strukturat do të fokusohen edhe tek shpjegimi i programit të PD pasi sipas liderit të opozitës Lulzim Basha, zgjedhjet janë afër.