INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha mbledh Kryesinë dhe aleatët për protestat

Basha mbledh Kryesinë dhe aleatët për protestat

Publikuar më: 12:34 01-02-2017

Kur kanë mbetur më pak se 5 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit, opozita diskuton mundësinë e protestave popullore. Shkak për këtë është bërë kërkesa e opozitës për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, kërkesë e cila është refuzuar nga socialistët. Për opozitën janë ezauruar të gjitha rrugët institucionale për përdorimin e teknologjisë në zgjehdje, ndaj rruga e vetme sipas demokratëve janë protestat popullore.
Për këtë qëllim, pasditën e së mërkurës, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur në një takim kryesinë e Partisë Demokratike. Burime pranë selisë blu bëjnë të ditur se gjtë mbledhjes së Kryesisë PD do të diskutojë mundësinë e rikthimit të protestave për aplikimin e teknologjisë në zgjedhje. Ndërkohë vendimi i Kryesisë do të diskutohet dhe me krerët e partive aleate.

Article Logic
Execution time: 0.0039520263671875