INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha mbledh Kryesinë: Vëmendja drejt ekonomisë, njerëzit nuk kanë lekë për të blerë bukën e gojës

Basha mbledh Kryesinë: Vëmendja drejt ekonomisë, njerëzit nuk kanë lekë për të blerë bukën e gojës

Publikuar më: 13:20 12-07-2019

Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë dhe ish grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Basha ka kërkuar nga strukturat angazhim maksimal.

"Të intensifikojmë takimet me qytetarët në të gjithë vendin. Refuzimin e 30 qershorit ta kthejmë në alternativë për të ardhmen" është shprehur ai.

Pas mbledhjes Basha tha se beteja e opozitës për ti dhënë fund qeverisë së korruptuar të Edi Ramës vazhdon.

‘’Njerëzit nuk kanë lekë për të blerë bukën e gojës, vëmendja jonë drejt ndryshimit të ekonomisë së shqiptarëve. Vota iu takon qytetarëve, do i japim fund qeverisë korruptive të Edi Ramës. Prioriteti ynë është ndryshimi i kësaj qeverie me anë të votë së lirë dhe të ndershme. Nuk jemi në këtë betejë për karriget tona, ato i dorëzuam, jemi këtu për interesin e qytetarëve’’, ka thënë Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0033829212188721