Këtë të hënë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të PD për të dhënë udhëzime ndërsa na ndajnë vetëm 5 ditë nga protesta e 27 janarit.
Kryefjala e Bashës ka qenë seanca parlamentare e ditës së enjte.
Kreu i opozitës i ka kërkuar deputetëve demokratë që këtë seancë ta shfrytëzojnë maksimalisht për të ftuar shqiptarët për një tubim masiv më 27 janar.
Ai ka kërkuar që ftesën e tyre për shqiptarët deputetët ta lidhin fort me tre elementë shqetësues si varfëria, korrupsioni dhe krimi.