INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha mbyll fushatën në Lezhë: Të dielën ndryshon gjithë Shqipëria

Basha mbyll fushatën në Lezhë: Të dielën ndryshon gjithë Shqipëria

Publikuar më: 17:19 21-06-2017

Partia Demokratike ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral në Lezhë dhe në fjalën e tij, kryetari Basha u shpreh se të dielën do ndryshojë e gjithë Shqipëria dhe koha e sundimtarëve do marrë fund.

 “Pushteti do rrëzohet me votën tuaj. Të dielën do ndryshojë edhe Shqipëria ashtu si bota. Koha e sundimtarëve do marrë fund. Ju do i hapni rrugë ndryshimeve kushtetuese që do lidhin fatin e politikanëve. Rama premtoi 300 mijë vende pune dhe ka mbajtur 0 premtime”-tha Basha.

Nër të tjera Basha tha se Rama nuk ka prioritet shqiptarët, por pushtetin dhe timonin.

“Rama nuk pati prioritet tuaja, por kishte prioritetet e tij me zyra dhe orendi që i kushtuan shqiptarëve mijëra euro. Rama nuk ka prioritet shqiptarët, por pushtetin dhe timonin. 4 vite kohë dhe 16 milionë euro taksa të rritura. 56% e qytetarëve duan të ikin nga ky vend. Por nëse ikin më shumë se gjysma e qytetarëve të këtij vendi, Shqipëria merr fund. Rama vjen përsëri me të njëjtat premtime”- tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986