INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha mbyll protestën: Qeveria ka 5 javë që nuk gjen vrimë ku të futet. Le të bashkohemi...

Basha mbyll protestën: Qeveria ka 5 javë që nuk gjen vrimë ku të futet. Le të bashkohemi...

Publikuar më: 14:56 16-03-2019

Kreu i PD, Lulzim Basha nga selia e PD përpara protestuesve u shpreh se dita e sotme hyri në histori. Ai kishte edhe një thirrje në anglisht për të gjithë ndërkombëtarët duke thënë se nuk do të ketë stabilitet në Shqipëri pa demokraci dhe se ndërkombëtarët duhet të dëgjojnë shqiptarët dhe jo Ramën, duke i dhënë dhe fund protestës për ditën e sotme.

"E sotmja hyri në historinë tonë të bashkimit kombëtar. Çdo shqiptar sot dhe çdo brez që vjen ju ka një borxh ju, misionarë të lirisë, misionarëve të demokracisë, misionarëve të Shqipërisë si gjithë Evropa.

Sot më në panik se kurrë kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për ti larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli.

Duart e gjata të krimit që dhunojnë baballarët dfhe nënat tanë do të japin përgjegjësi para ligjit. Për këtë zotohem sot para jush.

E gjitha Shqipëria dhe Bota sot kanë parë vendosmërinë e një Shqipëria të bashkuar për vlera evropiane dhe për ti dhënë fund pa ndëshkueshmërisë. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.

Pa ju o viganë mbrojtës së lirisë dhe demokracisë , ky vend do të ishte rreshtuar krah vendeve pa të ardhme. Ne do ta hedhim në lumë rrugën e mbrapsht të Edi Ramës.

Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Ishim shumë në 16 shkurt, jemi shumë më shumë sot në 16 mars.

16 shkurti hapi rrugën dhe nuk do të ndalojë kurrë. Mos e dëgjoni autokratin Edi Rama dëgjoni zërin e qytetarëve.

Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo rrugë, në çdo fshat derisa ta çlirojmë vendin nga kriminelët, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale. Ka 5 jave që nuk gjen vrimë ku të futet. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme.

Në Evropë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, shkohet duke i dhënë fund pa ndëshkueshmërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219