INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha mbyll protestën: Qytetarët firmosën shkarkimin e Edi Ramës, nuk dorëzohemi deri në fitore

Basha mbyll protestën: Qytetarët firmosën shkarkimin e Edi Ramës, nuk dorëzohemi deri në fitore

Publikuar më: 21:22 13-04-2019

Pas plot 4 orësh, opozita ka vendosur t’i japë fund protestës së tretë të madhe dhe të 9-ës në 8 javët e fundit, duke filluar nga 16 shkurti i këtij viti. Nga selia blu, kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilësoi protestën e sotme, si më të madhen në histori.

Basha tha se hedhja e gazit apo dhe tentativat e pushtetit për të shpërndarë protestën, nuk ja dolën. Kreu i PD-së tha se duhet vazhduar kjo betejë, pasi për të vendi po shkon drejt zgjedhjeve të lira.

”Sot ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme, për të gjithë shqiptarët e ndershëm, largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së krimit. Ata u munduan ta shpërndanin protestën akoma pa filluar, por ne ia dolëm të ishim të jashtëzakonshëm. Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Ramës, mbahet me paratë e krimit dhe të armiqve të popullit shqiptar, por asnjë tentativë e kundraligjshme, nuk ka për t’i mbajtur në pushtet ata, sepse fundi i tyre është vulosur”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049