INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha me kërkesa të pandryshuara, qëllimi i tij është largimi i Edi Ramës

Basha me kërkesa të pandryshuara, qëllimi i tij është largimi i Edi Ramës

Publikuar më: 12:02 23-07-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka thënë demokratëve të Tropojës se aksionet e opozitës kanë qëllim vetëm largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike, që do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme për Parlamentin. “Vendimi për mospjesëmarrjen në farsën e 30 qershorit ishte vendim politik unanim për të vazhduar betejën, për të arritur objektivin tonë, largimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, rikthimin e të drejtës shqiptarëve për të zgjedhur me votë parlamentin dhe pushtetin vendor që meritojnë”, ka thënë kryedemokrati. 

Basha i sheh shqiptarët më të varfëruar në këto 6 vjet qeverisje të Ramës. Ai e ka akuzuar kryeministrin se merr vendime speciale për llogari të pak oligarkëve. “Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ia ka dhënë me vendime speciale oligarkëve, që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Ka marrë pyjet dhe ua ka dhënë për dy lekë oligarkëve. Pyjet kanë qenë të shqiptarëve tani janë të oligarkëve. Lumenjtë, kanionet, ujëvarat po ua merr shqiptarëve dhe po ua jep oligarkëve për hidrocentrale dhe betonizim”, është shprehur Basha.

Kryedmeokrati Basha po ashtu u ka thënë demokratëve të Tropojës se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politkisht qytetarët që nuk mbështesin qeverinë e Edi Ramës. Ndërkohë, edhe pse nuk është vendosur një datë për protestë Basha ka nisur një tur takimesh me strukturat e PD në të gjithë vendin.

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764