INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Me Ramën dhe Tahirin nuk mund të ketë zgjedhje të lira

Basha: Me Ramën dhe Tahirin nuk mund të ketë zgjedhje të lira

Publikuar më: 10:52 19-10-2016

Kreu i Partisë Demokratike e lidh “lulëzimin” e drogës, krimit dhe tenderave korruptiv me zgjedhjet e përgjithshme të 2017. Gjatë një takimi me banorët në Librazhd e Prrenjas, Lulzim Basha tha se paratë e fituara nga krimi dhe korrupsioni do të përdorën për të vjedhur zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Në këto kushte kreu i opozitës thotë se zgjedhjet e ardhshme janë në rrezik ndërsa PD do të punojë për garantimin e zgjehdjeve të lira.
Lulzim Basha:
“Gjithçka që po ndodh, krimi, droga, tenderat që vidhen, gjithçka është në funksion të kapjes së zgjedhjeve të ardhshme. Ne duhet të garantojmë proces të lirë zgjedhor. A ka proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor  me Edi Ramën kryeministër? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën Kryeministër, me Saimir Tahirin  ministër të Brendshëm? Me dy persona që e kanë lidhur ekzistencën e tyre politike me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse ata e kanë lidhur veten e tyre me krimin dhe drogën pikërisht për të prishur zgjedhjet, pikërisht sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve.”

Article Logic
Execution time: 0.0033209323883057