INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha me studentët e Shkodrës, ligji i arsimit të lartë rrënja e së keqes do ta anulojmë[VIDEO]

Publikuar më: 13:05 29-01-2019

Kryetari i PD, ka mbajtur disa takime në Shkodër. Lulzim Basha, fillimisht u takua me tregtarë, ku ju ka kërkuar të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit. Më pas ai bashkëbisedoi me një grup studentësh dhe ju tha se me ta marrë pushtetin vendimi i parë do të jetë anulimi i ligjit të arsimit të lartë.

“Kur Ligji kaloi ne e kundërshtuam në Parlament. Ne e konsiderojmë këtë ligj, rrënjën e së keqes, që ka zaptuar universitetet, rrënjën e të keqes nga e cila po vuajnë studentët shqiptarë. Me këtë ligj korruptiv nuk bëhet gjë tjetër veçse thellohet politika e vetme e Edi Ramës, merri shumicës, jepi pakicës. Në këtë rast vjedhja bëhet edhe më e dhimbshme, sepse tarifa për bachelor dhe master në Shqipëri, është më e larta në Europë. Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë do të jetë akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë. Por kjo nuk mjafton. Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve europiane," tha kreu i demokratëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279