INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha me ton kërcënues, 'vegla qorre s’më kërcënojnë e as më shantazhojnë'

Basha me ton kërcënues, 'vegla qorre s’më kërcënojnë e as më shantazhojnë'

Publikuar më: 12:16 12-10-2018

Pranë Prokurorisë ka dëshmuar në mesditë kreu i opozitës Lulzim Basha. Pasi la prokurorinë, në një prononcim për mediat Basha foli me tone gati gati kërcënuese ndaj mazhorancës së kryeministrit Edi Rama. Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se thirrja e tij në Prokurori nuk është fundi i opozitës por fillimi i fundit të një regjimi.
Lulzim Basha:
“Dy deputetë të opozitës janë thirrur në prokurori. Salianji sepse është kallëzuar nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin.
Kur regjimet e korruptuara dhe inkriminuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit, me shpresën e dëshpëruara për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të inkriminuar.
Thirrja e kryetarit të opozitës nga një regjim kriminal për tu paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal.
Ndaj sot kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: PD, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika as nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe as nuk impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës, por jemi të për të vazhduar deri në fund, betejën tonë për çmontimin e këtij shteti privat dhe shkatërrimin e diktaturës mafioze”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832