INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha merr mbështetjen e kryeministrit hungarez për aksionin e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme

Basha merr mbështetjen e kryeministrit hungarez për aksionin e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme

Publikuar më: 12:32 29-03-2017

Kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi sot kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Basha dhe Orban diskutuan për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për kërcënimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare.

Gjatë këtij takimi Basha mori mbështetje të plotë për aksionin e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin europian të Shqipërisë”, theksoi kryeopozitari Basha teksa e informoi kryeministri Orban mbi rrugëzgjidhjen përmes qeverisë teknike, që sipas tij “do të zbatojë dekriminalizimin, luftojë drogën dhe paratë e pista dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Orban deklaroi se Partia simotër FIDESZ i jep mbështetje të plotë aksionit të opozitës që synon garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939