INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha merr mbështetjen e Merkel për hapjen e negociatave

Basha merr mbështetjen e Merkel për hapjen e negociatave

Publikuar më: 16:13 07-12-2016

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është një presion shtesë për qeverinë, e cila nuk zbaton ligjet. Kështu deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Brukseli, ku zhvilloi takime me “miqtë e Shqipërisë” por dhe një takim me kancelaren Merkel një ditë më parë. Gjatë këtyre takimeve lideri i opozitës ka kërkuar mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Basha tha se ka marrë garancine e kancelares Merkel se do të mbështesë Shqiëprinë në hapjen e negociatave.
Lulzim Basha:
“Unë vij nga Esen ku isha i ftuar nga kancelarja Merkel në Kongresin e CDU-së, ku ajo u rizgjodh dhe shpalli kandidimin për Kancelare të Gjermanisë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017. Pata mundësinë të takohem me kancelaren Merkel, ta falënderoj për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë, për mbështetjen që vazhdon ti japë vendit tonë jo vetëm për integrimin në Bashkimin Europian por edhe luftën kundër korrupsionit, kundër krimit dhe për demokracinë, për zgjedhjet e lira në vend. Dhe dua t’i siguroj të gjithë shqiptarët se kancelarja Merkel do të mbështesë pa asnjë lëkundje Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në këto sfida të jashtëzakonshme, në veçanti sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit, dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si një sfidë imediate për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102