INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha merr një tjetër letër nga SHBA [FOTO]

Basha merr një tjetër letër nga SHBA [FOTO]

Publikuar më: 21:18 17-03-2017

Një tjetër mbështetje nga SHBA ka ardhur për opozitën në Shqipëri dhe kreun e saj, Lulzim Basha.  Anëtari i Kongresit, John Moolenaar i ka shkruar kreut të PD-së dhe ka shfaqur mbështetjen e tij për protestën e opozitës.

Letra:

Si një aleat strategjik, Shtetet e Bashkuara mbështetën krenarisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009. Demokracia dhe respekti për sundimin e ligjit janë vlerat që bashkojnë dy vendet tona dhe gjithë vendet anëtare të NATO-s.

Për këtë arsye, mbështesim fort qytetarët e Shqipërisë në thirrjen e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2017. Çdo reformë në drejtësi apo reformë zgjedhore duhet të fokusohet në garantimin e vullnetit dhe zërit të qytetarëve. Qytetarët shqiptarë kanë mbështetjen e Shteteve të bashkuara të Amerikës në luftën e tyre për liri, demokraci dhe liritë individuale.

Sinqerisht

Anëtari i Kongresit, John Moolenaar

Article Logic
Execution time: 0.0034241676330566