INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha mesazh për koalicionin qeverisës në 1 Prill: Qeveria teknike po vjen

Basha mesazh për koalicionin qeverisës në 1 Prill: Qeveria teknike po vjen

Publikuar më: 12:14 01-04-2017

Në ditën e 1 prillit, në fjalën e radhës të mbajtur në çadër kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se populli dhe qytetarët do ta largojnë koalicionin me qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Katër 4 vjet pas nënshkrimit të koalicionit mes PS-LSI për të qeverisur vendin,Basha akuzoi krerët e mazhorancës se janë tallur dhe i kanë trajtuar shqiptarët si budallenj duke iu marrë votat në 2013-n dhe më pas braktisën premtimet. Sipas tij, zgjidhja e vetme dhe e vërtetë është qeveria teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Nuk ka dhe as do ketë asnjë kusht të ri. Qeveri teknike, me mbështetje të plotë politike, që do të zbatojë ligjin për dekriminalizimin. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen se qeveria teknike e vullnetit për të luftuar krimin, po vjen dhe do të jetë realitet që banda e pushtetit s’do ta ndalë dot. Jemi të vendosur se kjo është beteja e të gjithë betejave”, u shpreh Basha. Nga çadra e protestës, Basha u ndal po ashtu tek çmimi i rritur i gazit, energjisë elektrike dhe naftës, sipas tij, përben një nga faktorët kryesorë të rritjes së varfërisë. “Edhe ata që nuk disponojnë një mjet automobilistik, paguajnë që nga momenti kur hapin sytë dhe deri kur flenë, paguajnë çmimin e rritur të naftës, tek buka që blejnë, tek fatura e ujit dhe po ashtu dhe te bileta e autobusit që u rrit. Çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon, ndërkohë që fuqia blerëse e shqiptarëve është më e ulëta në rajon”, u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779