INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha:

Basha: "Meta nëse je i sinqertë mirësevjen!"

Publikuar më: 11:02 04-04-2017

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në deklaratën e tij nga çadra i lirisë ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të Ilir Metës për qeveri besimi duke u shprehur se dera e opozitës është e hapur.

“Kemi parashtruar prej ditësh zgjidhjen për Shqipërinë, në këtë krizë të thellë. Jo një zgjidhje radikale, por një zgjidhje politike që i ofron një rrugë të paqtë Shqipërisë. Mbrëmë duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë një nga dy partnerët e Qeverisë ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ne i themi: ‘Në qoftë se kjo zgjedhje është e sinqertë mirësevjen te “Shqipëria e para”’, është shprehur Basha.

Gjatë fjalës së tij ai i bëri apel dhe Ramës që të reflektoj.
"I drejtoj një thirrje njeriut që është konsideruar edhe zyrtarisht si pengesa për zgjedhje të lira, që ka vendosur karrigen para Shqipërisë, i bëj thirrje të reflektojë dhe ti hapë rrugë një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, e cila do të zbatojë deri në fund dekriminalizimin” tha Basha

Article Logic
Execution time: 0.0040531158447266