INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha, Metës dhe ndërkombëtarëve: Anulimi i zgjedhjeve nuk është fundi i betejës, largimi i Ramës i panegociueshëm

Basha, Metës dhe ndërkombëtarëve: Anulimi i zgjedhjeve nuk është fundi i betejës, largimi i Ramës i panegociueshëm

Publikuar më: 19:53 08-06-2019

Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, ku njoftoi protestuesit e shumtë të mbledhur në protestën e opozitës së bashkuar për vendimin e presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, kryedemokrati Basha u shpreh se anulimi i procesit kriminal të 30 qershorit, nuk është fundi i betejës.

“Është forca e drejtësisë së kauzës tonë, ajo që dikton këto vendime. Le ta themi këtu të gjithë, ta ndajmë me cdo shqiptar, vendosmërinë tonë, për ta cuar këtë betejë deri në fitore: Rama Ik.

E gjithë bota është tronditur këtë javë nga përgjimet e botuara nga gazeta më e madhe e Europës, Bild, e cila faktoi se Edi Rama është një kryeministër ilegjitim se qeveria e tij është ilegjitime, se pushtetin nuk e mori me vota por me krimin me kriminelët me bandat ndaj sot e gjithë bota e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia e jo nga populli. Këto fakte , i kanë hapur sytë cdo shqiptari deri dje mosbesues, asaj pakice skeptike dhe i ka bërë të vërshënojnë në këtë shesh të lirisë, Mirësevini Zoti ju bekoftë ju. Por, anulimi i procesit kriminal të 30 qershorit, nuk është fundi i betejës tonë apo jo. Nuk është aspak fundi , është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli të bashkuar për Shqipërinë si gjithë Europa. “ u shpreh Basha.

Kreu i opozitës Lulzim Basha iu drejtua dhe ndërkombëtarëve gjatë fjalës përpara protestuesve, duke deklaruar se kushti i opozitës për largimin e Edi Ramës është i panegociueshëm.

“Edi Rama nuk mund të reformohet, Edi Rama është koka e shtetit kriminal të bërë njësh me krimin. Edi Rama duhet të largohet. Ndaj, në emrin tuaj dua të siguroj këto mik dhe aleat që na dëgjon sot për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje më 16 shkurt se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, vlera dhe normat e standardeve demokratike, se normat e standardeve të Amerikës, ne kërkojmë liri, demokraci, sundim ligji dhe ndarje të pushteteve.

Nuk do të pranojmë asgjë më pak. Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, sepse ora e fitores po afron. Largimi i Edi Ramës është i pa negociueshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607