Kryedemokrati Lulzim Basha nuk është pjesë e protestës së sotme të opozitës para parlamentit. Ai përfaqësohet nga bashkëshortja e tij Aurela.
Basha ndodhet në Bruksel por me “zemër” është në Tiranë, pasi në rrjetet sociale ka postuar videon e protestës live, duke dhënë një mesazh të fortë.
'Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet', shkruan Basha bashkëngjitur videos.