INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Berlin: Është koha për të ndalur politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin

Basha në Berlin: Është koha për të ndalur politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin

Publikuar më: 15:52 04-06-2019

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha prej dy ditësh ndodhet në Berlin. Ai është takuar me zyrtarë dhe ka marrë pjesë në disa aktivitete. Këtë të martë ai mori pjesë në një aktivitet që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin që në qendër kishte angazhimin e Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.  Në njoftimin në Facebook, Basha thotë se, pavarsisht problemeve në vend, akuzave për lidhjet e qeverisë me krimin apo shit-blerjen e votave, PD do të bëjë çdo gjë për anëtarësimin. “Pavarësisht krizës që po kalon aktualisht Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikës me krimin, shitblerjes së votave, korrupsionit, ne do të bëjmë gjithçka që ashtu siç liberalizuam vizat ti hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Basha në Facebook-n e tij.

Në një tjetër paragraf ai shton, “Tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039551258087158