INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha : Në burg kush tenton të prekë votën [VIDEO]

Publikuar më: 15:05 07-06-2017


Nga Mallakastra ku mori pjesë në prezantimin e kandidatëve të Partisë demokratike për këtë zonë, kreu i opozitës tha se marrëveshja e 18 majit garanton votën e qytetarëve shqiptarë.
“Me gjysmën e kabinetit të republikës së vjetër të rrëzuar, me 7 gardianë ministra teknikë, të cilët kanë për detyrë të zbatojnë një kod të ndryshuar penal, që do të çojë prapa hekurave këdo që guxon të prekë votën dhe vullnetin e qytetarëve”.
Si shembull për këtë garanci kreu i opozitës solli shkarkimet në administratë nga ministrat teknikë të opozitës, ndërsa paralajmëroj edhe shkarkime të tjera. 

Lulzim Basha:

"Ankohen, se kanë ikur 20 apo 30 drejtorë. Do të ikin edhe 300 të tjerë, nëse guxojnë të prekin dhe shantazhojnë qytetarët"! 

Pasi dështoi me premtimet në këto 4 vite, Edi Rama ka vetëm një premtim, kolltukun e tij, deklaroi kreu i opozitës.
Lulzim Basha:

"Mbyllini veshët për romuzet, batutat, estradat, cirkun, vertikalet dhe gjithçka tjetër që bëjnë Edi Rama dhe Ilir Meta. Nuk e kanë hallin tek ju. Kanë 10 ditë që flasin për kolltukun dhe timonin e tyre. Ky është programi i tyre i vetëm. I vetmi synim që kanë, është të mbajnë me çdo kusht pushtetin e tyre".

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229