INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha pas dakortësisë së ekpertëve të huaj: I themi ok Reformës në Drejtësi

Basha pas dakortësisë së ekpertëve të huaj: I themi ok Reformës në Drejtësi

Publikuar më: 13:13 20-07-2016

PD dhe kreu Basha vendosin votat pro reformës. Vendimarrja do të jetë vetëm në dorë të institucioneve të drejtësisë shqiptare, tha kreu i PD, Basha në një dalje për mediat. E me këtë arritje të minutave të fundit sipas kreut të PD, Basha, OMN do ketë rol rekomandues.

“Është rënë dakord se roli i Misionit ndërkombëtar OMN (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimi) do të jetë vetëm rekomandues, vendimmarrja e shqiptarëve dhe kjo do të mishërohet në Kushtetutë. Nuk do të përjashtohet asnjë shqiptar në bazë të opinioneve apo dyshimeve. Drafti ndryshoi. Lufta ia vlejti! Është fitore e çdo shqiptari. Në këto kushte e votojmë!''”- ka sqaruar kreu i opozitës në një deklaratë të shkurtër për media.

Pjesë nga fjala e Bashës:


“Sapo kam përfunduar një komunikim intensiv me partnerët europianë dhe amerikanë dha jam para jush për të ndarë lajmin e mirë. Pas komunikimit të fundit të rakorduar nga komisionari Hahn, roli i ndërkombëtarëve rekomandues, vendimmarrja mbetet në duart e kushtetutës shqiptare. Nuk do të përjashtohet asnjë qytetar nga konkurrimi mbi bazën e opinioneve, por vetëm mbi bazën e fakteve dhe provave. Konkludimi i këtyre 2 çështjeve të lëna si litarë jashtë në negociatat e së hënës është edhe konkludimi i betejës së PD. Shumë miq kanë pyetur dhe kanë shtruar me admirim ose pikëpyetje se cili ishte motivimi për këtë betejë, ju them se qëndresa jonë dhe besimi im i palëkundur në një arritje pozitive bazohej në 2 pika: Së pari se shqiptarët meritojnë një standard evropian. Kjo është bindja ime e thellë personale, si një njeri i ekspozuar ndaj këtyre vlerave perëndimore. Bindja ime e dytë ka qenë se partnerët tanë të çmuar, aleati ynë strategjik SHBA-të, dhe BE-ja nuk do të pranonin kurrë asgjë më pak se standardet e vendeve të tyre. Ndaj nuk jam lëkundur në asnjë çast, jo për kryeneçësi as për populizëm. Të hiqja dorë nga këto 2 parime do të thoshte se të hiqja dorë nga vetja ime. Kjo betejë sot përmbushet me një fitore. Jo fitoren e Lulzim Bashës dhe as të PD-së, por të çdo shqiptari, duke nisur nga kryeministri deri tek çdo qytetar, si të barabartë para ligjit.”

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553