INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Fier ka një thirrje për studentët: Rama nuk ka asnjë shans që...

Basha në Fier ka një thirrje për studentët: Rama nuk ka asnjë shans që...

Publikuar më: 11:01 03-02-2019

Kryedemokrati, Lulzim Basha ditën e sotme zhvilloi takime me qytetarë e përfaqësues të biznesit të Fierit, të cilët nuk e fshehën para tij situatën ku ndodheshin.

“Do bëhet gjë se vdiqëm”, “Filloni luftën kundër krimit”, ishin disa prej ankesave të qytetarëve që u pasuan nga një tregtar i cili tha “Xhiro më ra, jam futur në skemën e TVSH dhe nuk marr asnjë shërbim”.

Përpara tyre, kryedemokrati foli për një qeveri të re që ka një plan serioz ekonomik, që hap vende pune.

“Një qeveri që ka një plan ekonomik për të hapur vende pune, vende pune me paga dinjitoze, me kushte dinjitoze. Ky është prioriteti i PD, ky është prioriteti i grupit tonë parlamentar, ky është prioriteti ynë. Kjo është plotësisht mundur. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen dhe i fryn burive të dëshpërimit për hesap të Edi Ramës”,- tha ai.

Ai i ftoi fierakët t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit për të hedhur në Lanë, armët e fundit me të cilat lufton qeveria Rama, që sipas Bashës janë, dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi dhe mosbesimi.

Po nga Fieri, Basha i dërgoi një mesazh kryeministrit në lidhje me protestën studentore.

“Asnjë shans nuk ka Edi Rama t’ju djegë vitin akademik studentëve, ai do njihet i plotë bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar që ka dhe do të ketë vetëm një përfundim, çlirimin e Shqipërisë nga oligarkia, çlirimin e Shqipërisë nga krimi”.

Article Logic
Execution time: 0.0032620429992676