INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Kamëz: Protestën nuk do ta drejtoj unë, por…

Basha në Kamëz: Protestën nuk do ta drejtoj unë, por…

Publikuar më: 12:13 30-01-2019

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal ditën e sotme në zonën e Valiasit në Kamëz, me banorët, banesat e të cilëve u prekën nga përmbytjet.

Basha tha se qeveria nuk dha asnjë qindarkë për bashkinë e Kamzës për dëmshpërblim, duke nënvizuar se përmbytjet ndodhën jo vetëm prej motit të keq, por prej neglizhencës së Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Sipas tij, fatura totale e dëmit është afro 4 milionë euro.

“E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur reshjet arritën kulmin dhe kjo zonë u përmbyt e gjitha. Kam qenë tek shumë prej jush dhe kam parë me sytë e mi se si banesat kishin dalë tërësisht jashtë funksionit. Kam parë me dhimbje të madhe, më është dashur të përmbaja veten, kur shikoja lot të prindërve sepse i gjithë mundi i jetës së tyre dhe kursimet e fëmijëve nga emigracioni i kishte marrë lumi. Në krye të detyrës ishin vetëm punonjësit e bashkisë dhe kryetari i baskisë”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se asnjë zyrtar i shtetit, i qeverisjes qendrore nuk shihej, edhe kur i kërkonin në telefon në raste emergjence nuk dukeshin.

Në mbyllje të fjalës së tij, Basha u bëri thirrje qytetarëve të Kamzës që me datë 16 shkurt të largojnë të keqen sipas tij, për t’i hapur rrugë një sistemi të ri vlerash.

“Në protestën e 16 shkurtit, fjalën nuk do ta kem unë, por do ta ketë populli, njerëzit e thjeshtë, të braktisurit, studentët, ata do ta marrin në dorë”, – tha kryedemokrati.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162