Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, aty ku do të dorëzojë mandatin.
Po ndërsa ai është në Kryesi, protestuesit janë rreth godinës.
Policia më parë ka qenë e përqendruar tek Kryeministria e nga aty është zhvendosur në Kryesi.
Aktualisht, në këtë institucion ka shumë forca policore, ndërsa pritet dalja e Bashës.
Më pas, skenari i opozitës pritet të shikohet, nëse do të ketë zhvendosje tek Kryeministria.