Qarku i Lezhësh është prekur nga përmbytjet, nga reshjet e një dite më parë. Ndërkohë që qyteti më i prekur është ai i Laçit. Kjo ka qënë dhe arësyeja e vizitës së kreut të demokratëve Lulzim Bashan ë qytetin e Laçit, për të parë nga afër situatën e përmbytjeve në këtë zonë, ku dhe humbi jetën një 48 vjeçar.
Kryeopozitari i njoh me shqetësimin e banorëve, të cilët gjatë mbrëmjes së djeshme u përballën me një situatë të vështirë. Banorët iu ankuan kryetarit të PD se uji ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në materiale. Ata i thanë Bashës se kjo nuk është hera e parë që përmbyten, ndërkohë që nuk kanë marrë asnjëherë dëmshpërblim.
Nga ana e tij Basha tha se kjo situatë duhet të marrë fund, ndërsa nuk mungoj të lëshojë akuza të ashpra ndaj qeverisë. Sipas kryedemokratit kjo qeveri i ka lënë banorët në mëshirë të fatit.