Në fjalën e tij në Kuvend Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për situatën e krimit në vend dhe lidhjet e tij me pushteti. Kreu i demokratëve shkoi edhe më tej kur për herë të parë flet për atë që bëjnë kriminelët me politikanët.
Lulzim Basha:
“Në Shqipëri mund të rilindësh si deputet mund të rilindësh si kryebashkiak, mund të kërkojë Europoli por në Shqipëri mund të shijoj luksin dhe gjithë qejfet e mundshme të kësaj dynjaje. Mund të ndash këto qefte dhe ndonjë vizë të bardhë dhe me politikanët”.
Kreu i opozitës kërkoi ndërprerjen e lidhjeve të Edi Ramës me bandat kriminale, e këtë tha ai duhet ta nise me shkarkimin e 3 personave në pushtet.
Lulzim Basha:
“Kërkoj ty Edi Rama largo Garmon Ruçin dhe Xhafën, kërko menjëherë shkarkimin e Qazim Sejdinit, fillo arrestimin e atyre që kërkohen nga Interpolit”.