Në një bashkëbisedim me gazetarët, Lulzim Basha ka deklaruar se i vjen keq për artistët që firmosën peticionin për ndërtimin e Teatrit pasi sipas tij Rama i ka mashtruar.
Basha thekson se qëllimi i Ramës është që të vjedh pronën publike dhe të ndërtoj 6 kulla me vlerë 200 milion euro.
"Nuk ka interes për teatrin, ka interes vetëm për kulla. Më erdhi neveri për peticionin, sesi Edi Rama ka arritur të manipulojë artistët. Është një aferë prej 200 mln eurosh para publike.
S’quhet më Tirana por Tirama, kjo është ëndrra e psikopatit taleban. Kemi të bëjmë me një mashtrues serial. Shpresa dhe besimi im është që kurajoja gazetareske do dalë mbi Edi Ramën.
Kjo është çështja me të cilën do nisja bashkëbisedimin. S’ka projekt për Teatër, ka projekt për kulla. Të gjithë ata që se kuptojnë, janë mashtruar. Artistët janë manipuluar në kërkesën e tyre për një teatër dinjitoz" shprehet Basha.
Ndërsa Meta dekreton ligjin Basha deklaron se është grusht shteti.
"Do ndjekim gjithë hapat ligjorë. Shkelja e të gjithë mekanizmave ligjorë, dekretimi në heshtje është pjesëmarrje në grusht shteti. E kam fjalën për kthimin e parlamentit të një shteti hitlerian" thekson Basha.