INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nga Miloti: ‘’Edi Rama mashtrues dhe hajdut, që vrau shpresën! Nga tani fillon mosbindja civile’’

Basha nga Miloti: ‘’Edi Rama mashtrues dhe hajdut, që vrau shpresën! Nga tani fillon mosbindja civile’’

Publikuar më: 17:57 25-04-2019

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar nisjen e “mosbindjes civile” nga aksi Milot-Shkodër, ku ndodhet për më shumë se 30 minuta në krye të aksionit opozitar për bllokimin e rrugëve në vend.

“Nga sot nis akti i mosbindjes civile, që do të kurorëzohet me fitore”, tha Basha ndër të tjera.

Ndërkohë kryetari i pozitës ka sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si personin më arrogant, mashtrues dhe hajdut në vend, shkaktar për largimin e gjysmë milioni shqiptarësh dhe vrasësin e shpresës në vend:

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time masive këtu në Milot. Vendi ynë ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm ku e ka sjellë njeriu më i korruptuar, më i paaftë dhe më i inkriminuar që njeh historia e pluralizimit, arroganti, hajduti, mashtruesi Edi Rama, i cili me bandën e tij brenda 6 viteve i vuri shkelmin demokracisë dhe institucioneve të drejtësisë, shkatërroi ekonominë, uli oligarkët në krye të pasurive të shqiptarëve dhe vrau shpresën duke detyruar gjysmë milioni shqiptarë të braktisin shtëpitë e tyre”- deklaroi Basha.

 Ndërkohë Basha dha edhe mesazhin e qartë se zgjedhje pa opozitën nuk do të zhvillohen. 

"Në 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri. Dhe këtë e di Bufi dhe vëllai i Bufit o Edi Ranma. Nuk ka zgjedhje. Opozita nuk klonohet dhe as nuk krijohet nga mercenarët  që i shërbejnë  pushtetit. Ka vetëm një opozitë, ajo jemi ne. Nuk ka zgjedhje me 30 qershor, sepse ne jemi të vendosur të mos lejojmë krimin elektoral."

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611