INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nga Patosi: 2/3 e socialistëve nuk e votuan Ramën, sinjal për PD-në...

Basha nga Patosi: 2/3 e socialistëve nuk e votuan Ramën, sinjal për PD-në...

Publikuar më: 10:54 06-08-2019

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi në Patos se 2 në 3 e socialistë refuzuan më 30 Qershor qeverisjen hajdute dhe kriminale të Edi Ramës. Basha iu referua shembullit të Bashkisë së Patosit, ku pjesëmarrja në votime ishte e ulët.

“Sa i përket pjesëmarrjes reale, përfshirë ata që janë detyruar me forcë, në bashkinë e Patosit, refuzimi masiv ka arritur një tjetër rekord me 13 përqind. Kjo do të thotë se në Patos vetëm një në tre socialistë ka shkuar të votojë në procesin farsë të 30 qershorit, ndërsa dy në tre kanë vendosur ta bojkotojnë këtë farsë dhe të rreshtohen në krahun e vëllezërve dhe motrave të tyre demokratë, kundër juntës kriminale, kundër hajdutërisë, barbarisë dhe grabitjes së Edi Ramës.”- tha zoti Basha.

Kryetari i PD vuri në dukje se ky nuk është rezultat i arritur brenda një jave, por i protestave dhe i qëndrimeve politike të PD dhe opozitës, siç ishte djegia e mandateve parlamentare

“30 qershori nuk është thjeshtë dhe vetëm refuzimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij, nuk është thjesht një kryengritje masive popullore kundër mjerimit ekonomik që ai ka mbjellë, papunësisë, varfërisë. Është edhe një thirrje popullore për ndryshim. Dhe kjo thirrje i drejtohet të vetmit faktor politik që ka kapacitetet, burimet njerëzore, vizionin, planin për ta bërë këtë ndryshim të mundur, që është Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar.”- tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549