INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nga protesta e Astirit/ Inkurajon banorët të mos dorëzohen dhe paralajmëron fundin e Ramës

Basha nga protesta e Astirit/ Inkurajon banorët të mos dorëzohen dhe paralajmëron fundin e Ramës

Publikuar më: 20:20 10-03-2019

Prej 127 ditësh radhazi banorët e Astirit kanë dalë të protestojnë me pankarta në duar. Ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat si dhe anulimin e projektit të ‘Unazës së Madhe’.

Në mbështetje të tyre sot ka shkuar dhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili u shpreh se këto vendimi i ka marrë mafia e Ramës e lidhur me krimin. Sipas Bashës koha e hajdutëve ka marrë fund së bashku me Ramën.

‘Rrënjët e Ramës janë në krimin e organizuar dhe të korrupsionit. Shtëpitë e tyre do ishin rrafshuar po të mos ishte për vendimin që ata morën, të mos ulnin kokën, për pronën e tyre dhe dinjitetin e tyre. Çdo protestë është një vendim, për 127 ditë dhe net këta banorë kanë vendosur të mos i dorëzohen krimit dhe Ramës.

Këtu vendimet, siç e dinë gjithë Shqipëria dhe bota e mori mafia. Me një vlerë rekord edhe për Japoninë. Çdo tender u fitua në limitet e fondit. Ishte një falsifikim i përmasave madhore.

Këtu vendimet i mori mafia, Damian Gjiknuri dhe ata të lidhur me të. Shoqëroi edhe nëna shtatzënë. Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe Ramës, dhunoi qytetarët, por nuk i theu dot. Rama përfaqëson llumin e kësaj shoqërie që ka ardhur koha ta pastrojmë. Koha e hajduteve merr fund së bashku me Edi Ramën’, tha Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039849281311035