INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nga Shkodra, të shpallet gjendja e emergjencës

Basha nga Shkodra, të shpallet gjendja e emergjencës

Publikuar më: 15:35 09-03-2018

Përmbytjet në Shkodër kanë shqetësuar Kryetarin e PD, Lulzim Basha, i cila ka vizituar sot zonat më problematike. Ai teksa bisedoi nga afër me banorë dhe drejtues vendorë i bëri thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës, me argumentin se banorët janë të përmbytur prej disa ditësh nga shkarkimet nga HEC-et dhe jo nga natyra.
“Rama e ka refuzuar shpalljen e emergjencës. Zoti dhe natyra përgënjeshtrojnë atë që ka thënë Gjiknuri. Sot është një ditë me diell, por përmbytjet vijojnë, ç’ka do të thotë se janë shkaktuar nga HEC-et. Mos shpallja e emergjencës i lidh duart pushtetit vendor. Mbështes kërkesën e Bashkisë Shkodër për shpalljen e emergjencës, Rama po sillet në mënyrë kriminale me banorët. Katastrofa u shkaktua jo nga rreshjet, por nga Kaskada e Drinit” tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051