Gjatë fjalimit të mbajtur në protestë lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi se nga sot nuk do ta njohin më Republikën e Vjetër. Ndërkohë që Basha mbante fjalimin përballë kryeministrisë i ndjekur nga qindra protestuesë nuk mund të mos vihej re mbikëqyrja që forcat e policisë po i bëjnë protestës. “Republika e Vjetër shpallet objekt i arkivës së Muzeut Historik Kombëtar. Nuk e pranojmë e nuk do ta njohim me Republikën e Vjetër të krimit dhe drogës. Si mund ta pranojmë këtë qeveri ku 18-vjeçari vret veten në burg për një cigare hashash ndërsa trafikanti bëhet deputet”-deklaroi ndër të tjera Basha.
Në tarracën e ndërtesës së kryeministrisë qëndrojnë forca policie të cilat mbikëqyrin protestën. Në fund të protestës Basha bëri thirrje për marshimin e fundit, ndërsa ju drejtua protestuesve që të kthehen me qetësi në qytetet apo zonat nga të cilat kanë ardhur.