INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha ngre alarmin: “Pakt mafioz mes Ramës e Tahirit”. I përgjigjet ashpër kryeministri [FOTO]

Basha ngre alarmin: “Pakt mafioz mes Ramës e Tahirit”. I përgjigjet ashpër kryeministri [FOTO]

Publikuar më: 14:40 21-10-2017

Pasi Këshilli i Mandateve dhe Rregullores u tërhoq për të hartuar raportin që do ti përcillet Kuvendit lidhur me kërkesën e Prokurorisë ka reaguar ashpër kryetari i PD Lulzim Basha. Në një dalje për mediat nga selia lu, kreu i demokratëve akuzoi kryeministrin se ka përgatitur një pak mafioz së bashku me Saimir Tahirin. 

Lulzim Basha:
“Tahiri dhe Habilajt janë shteti dhe ligji i Edi Ramës. Beteja e sotme nuk është për Saimir Tahirin. Rama do që të mos i kontrollohen makinat, e paratë, do që të zhdukë provat, kërcënojë prokurorët dhe gjyqtarët.
Është pakt mafioz mes Ramës e Tahirit për të mbrojtur Ramën e ministra të tjerë, e kryebashkiakë të kapur në flagrancë si bashkëpunëtorë të krimit të organizuar e trafikut ë drogës.
Nga paniku Edi Rama ka urdhëruar anti-mitingje me sharës dhe delinkuentë për të bërë presion prokurorëve. Duke dënuar me forcë këtë akt të paprecedent, i bëj thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga presioni rrugaçëror ndaj drejtësisë. E ka kot.
As mbrojtja ndaj Tahirit, as paktet mafioze me të dhe ministrat e tjerë të kapur në flagrancë, as sharjet dhe sulmet ndaj opozitës dhe medias së pa kapur, nuk do ta shpëtojnë dot nga e vërteta, nga drejtësia dhe llogaria para qytetarëve”.
I ashpër ka qenë dhe reagimi i Kryeministrit Rama, menjëherë në facebook.
Edi Rama në facebook:
LB bërtit po mos harro:Unë dua TË VËRTETËN ti KARRIGEN! Unë dua DREJTËSI ti do TEATER! Unë dua LUFTE me krimin ti krimin e do për POLITIKE✌️

 

rama_pwr_lulin.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0019259452819824