Basha vazhdon intensivisht fushatën e tij elektorale, këtë herë në një takim në qytetin e Krujës.
Aty kryeopozitari ka rinisur akuzat e tij kundër kryeministrit Rama për premtimet e pambajtura. Lapsi bën me dije se Basha theksoi faktin që Rama zgjodhi mjerimin e familjeve në nevojë, ndërkohë që nga ana tjetër ndau me CEZ 600 milionë euro. Por nuk mund të mos ishin pjesë e fjalimit të tij as premtimet e pambajtura nga Rama, si vendet e punës dhe shëndetësia falas. Basha tha:
“Rama thotë se ka bërë shumë, i referohet fasadave. Ai refuzon debatin, të japë bilancin, ka frikë nga ju, ka frikë edhe nga unë, nga programi, argumenti, ekipi dhe për ti ikur debatit këput lloj lloj mufkash, i kam thënë ku i ke vendet e punës, nuk përgjigjet, ku mo i ke 300 mijë vende pune, shëndetësinë falas, taksat e ulëta”.