Të hënën do të zhvillohet protesta e opozitës, e 10-ta në radhë por e para pas zgjedhjeve të 30 qershorit që opozita jashtëparlamentare i bojkotoi.
Strukturat e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë angazhuara, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka organizuar disa mbledhje në funksion të protestës. Ai e bën të qartë se nuk do të ketë hap pas, edhe pse situata duket më e qetë se para 30 qershorit.
“Të hënën 8 korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! Rama Ik”, shkruan Basha.
Ndëkrohë, mbrëmjen e 30 qershorit kryeministri Edi Rama tha se është i hapur për dialog pa kushte me Lulzim Bashën, ndërsa ai që është në shenjestër është Presidenti Ilir Meta, ndaj të cilit kanë nisur procedurat për shkarkim.