INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nuk dha dorëheqjen, reagojnë ashpër Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu [FOTO]

Basha nuk dha dorëheqjen, reagojnë ashpër Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu [FOTO]

Publikuar më: 21:24 27-06-2017

Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD, kreu i saj Lulzim Basha është shprehur i vendosur për të mos e dhënë dorëheqjen, por ka deklaruar se ngrin të gjitha vendimet e tij funksionale dhe lë hapur garën për zgjedhjet e korrikut për kreun e kësaj force në një proces të ndershëm dhe të barabartë, një anëtar një votë.

Lidhur me këtë deklaratë, kanë reaguar dy të përjashtuarat nga listat e kandidatëve të PD-së në këto zgjedhje, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, të cilat nxorrën gjithë mllefin e tyre me anë të statuseve në Facebook.

Topalli kërkoi dorëheqjen e Bashës dhe u shpreh se nëse nuk ndodh kjo, demokratët duhet të organizojnë protesta ose mënyra të tjera për ta bërë të mundur.

Statusi i Jozefina Topallit:

Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet.
Partise Demokratike duhet me i dal zot.

Ne nje situate si kjo , kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon ,sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, ( pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hilecar , tallje , tinzi , banalitet dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD .

Ne keto kushte. nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike , me synim kthimin e PD -se demokrateve.

Ngrirja qesharake , antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerjq qe i beri demokrateve qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme.
Sa per dinjitetin qe kerkonte momentin kjo s ka lidhje me Lul Bashe.
Ai eshte" i paafte per t' u turperuar."

Statusi i Majlinda Bregut:

Folen Shqiptaret me 25 Qershor!
Demokratet thirren edhe me fort me mungesen e tyre! 190 mije vota minus!

Lulzim Basha belbezoi zemekur "ngrirjen" e tij duke ua lene fajin te tjereve!

E para, "Ngrirja" nuk eshte as akt juridik as statutuor dhe as politik!

Lulzim Basha i doli per Zot listes dhe vendimeve te tij!
I doli per Zot standartit te zgjedhjeve me perfshirjen e ministrave ne Qeveri!
I doli per Zot kontrollit e drejtimit te nderrmarrjeve me buxhet financiar per "te mbyllur" rubinetin e perdorimit te parave publike ne fushate!
I doli per Zot projektit te tij te Republikes se Re me premtimin se do ishte KM i saj!

I doli per Zot mitingjeve dhe nje fushate pa shpirt, pa fryme duke e quajtur me te miren e me masiven qe kishte pare PD!

Ai Njesh-i , ne Isha-t!
Ai I dlire, ne mekatare!

Sot duhet t' i dilte per Zot, Doreheqjes se tij si pergjegjesi i vetem per katastrofen e pamerituar ne te cilen gjendet sot PD!
Si pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e strukturave dhe mosperfilljen e forumeve vendimarrese te PD!
Por prej sot,duhet t'i dale per Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil per kurthe e armiq klase!
Give me a break Lul! In defeat, defiance!
Ne humbje, mosbindje!
Nuk perpjestohet humbja!

A do gjesh ndonje dite kurajo t'i thuash vetes te verteta para pasqyres?

 

Article Logic
Execution time: 0.0046341419219971