INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Nuk do të ketë zgjedhje fasadë dhe zgjedhje me bandat e krimit

Basha: Nuk do të ketë zgjedhje fasadë dhe zgjedhje me bandat e krimit

Publikuar më: 23:35 06-03-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ndodhej në çadrën e protestës, sonte për emisionin Opinion, deklaroi se ne jemi në protestë jo për të marrë pushtetin në tavolinë, por për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Nuk do të ketë zgjedhje fasadë. E vetmja mënyrë për të patur zgjedhje, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo kërkon si hap të parë një qeveri teknike”, tha Basha.

Sipas tij, në Shqipëri zgjedhje me krimin dhe zgjedhje fasadë dhe me bandat e krimit nuk do ketë, ky është hapi i parë. Basha tha se nuk flet në emrin e tij, por ai flet në bazë të një konsensusi popullor, i cili është i vendosur për të mos pranuar zgjedhje fasadë.

Kreu i opozitës deklaroi se nuk do shkëputemi nga çadra pa pasur një qeveri teknike e cila do të shkëpusë vendin nga krimi.

“Do të krijojë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme. Çdo rrugë tjetër do të bllokohet nga opozita me të gjitha mënyrat institucionale”.

Basha deklaroi  se kalimi i kryeministrit Edi Rama vetëm pak metra nga çadra e protestës ishte një akt provokimi. Basha tregoi se vuri re reagimin e protestuesve ndaj gjestit në fjalë dhe sipas tij ishte një reagim i duhur nga ana e tyre. Më tej, ai theksoi se përveç këtij gjesti, vura re me keqardhje përdorimin e familjes në përpjekje për të balancuar një akt të ulët provokimi.

I pyetur nga Blendi Fevziu se ku ishte gjatë dy orëve kur Rama kaloi në Bulevard pranë Çadrës, Lulzim Basha dha një përgjigje e cila u duartrokit nga të pranishmit në studion e "Opinion" por edhe nga protestuesit në “Çadrën e Lirisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0023608207702637