INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nuk i ndahet dy kushteve, paralajmëron sërish protesta

Basha nuk i ndahet dy kushteve, paralajmëron sërish protesta

Publikuar më: 11:14 27-08-2019

Kryedemokrati Lulzim Basha i është rikthyer edhe një herë dy kërkesave të tij të panegociueshme, qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë.

“Zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Çka do të thotë qeveri tranzitore pa Edi Ramën. Zgjedhje parlamentare të parakohshme në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale kushtetuese. Opozita e bashkuar dhe PD janë të vendosura për t’i shërbyer interesit të qytetarëve”, tha Basha.

Kryedemokrati lajmëroi nisjen e protestave masive në shtator, ndërsa shtoi se paralelisht do të ketë edhe takime me grupet e interesit.

Gjatë një deklarate për mediat Basha foli edhe për çështjen e kryebashkiakut të Vorës duke u shprehur se edhe pse PD publikoi dokumente se Kajmaku është i dënuar në Greqi Prokuroria dhe kryeministri Rama heshtin.

Article Logic
Execution time: 0.0033209323883057