INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Nuk ka bojkot, por s’marrim pjesë në zgjedhje fasadë. Ja përgjigja për Bregun

Basha: Nuk ka bojkot, por s’marrim pjesë në zgjedhje fasadë. Ja përgjigja për Bregun

Publikuar më: 19:17 07-05-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar se gjatë mbledhjes së PD-së janë ndarë detyrat për protestën e 13 qershorit.

Basha i është përgjigjur edhe deputetes Majlinda Bregu, duke thënë se mendimi i saj është shprehur mbi premisë të gabuar.

Deklarata e Bashës:

Së bashku do të ndalim marrjen e vendit preng nga krimi dhe droga, me zgjedhje fasadë në një protestë masive në datën 13.

Ne jemi të hapur për dialog. Kjo betejë bëhet për qytetarët që të zgjedhin të lirë. PD kurrë nuk ka marrë vendim për bojkot të zgjedhjeve por kjo betejë bëhet për zgjedhje të lira.

Ato që ndo të ndodhin në 18 qershor nuk do të jenë zgjedhje. Votime moniste me krimet dhe drogën nuk do të ketë.

Është shprehur një mendim nga një anëtare e grupit parlamentar. Mendimet e kundërta thuhen, padyshim është shprehur një mendim i bazuar në një premisë të gabuar e mospjesëmarrjes në zgjedhje, por sigurisht kryesia ka vendosur unanimisht që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Article Logic
Execution time: 0.0037531852722168