INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor

Basha: Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor

Publikuar më: 18:45 02-04-2017

Basha tha se qeveria teknike duhet të ketë të paktën 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale të Kryeministrit Rama.

 

“Qeveri teknike me kohë të mjaftueshme për të kryer detyrat e saj. Ndaj, nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje me 18 qershor. Qeveria teknike do të duhet të ketë të paktën 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale dhe për të çmontuar aparatin mafioz dhe narko-trafikant që mban Edi Ramën në pushtet. Edhe një herë i bëj thirrje t’i vërë gishtin kokës dhe ta kuptojë se këto kushte demokratike që populli ka vendosur për zgjedhje të lira dhe të lira dhe të ndershme nuk janë thjeshtë rrugëzgjidhje dhe rrugëdalja për Shqipërinë Europiane por janë edhe shansi i tij i fundit për të mos përfunduar siç përfundojnë diktatorët e marrë që dëshirojnë të marrin liritë dhe demokracitë e një populli. Thirri mendjes sa nuk është vonë! Beteja jonë ka nisur dhe do të përfundojë vetëm me fitore”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se “Vendimi i marrë është kategorik, ne do të shpartallojmë lidhjet e qeverisë me krimin, prandaj kushti i vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike…prandaj Edi Rama duhet të largohet si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Basha tha se qeveria teknike është mbi të gjitha formula “për t’i shpëtuar kokën Ramës dhe bandës që e rrethon”.

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771