INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Nuk ka Vetting me kriminelët në pushtet

Basha: Nuk ka Vetting me kriminelët në pushtet

Publikuar më: 18:58 28-02-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot nga çadra e protestës se Vetting me kriminelët në pushtet nuk do të ketë. Ai ritheksoi se Vettingu i vërtetë do të vijë kur jetë hapur rruga për zgjedhje të lira.

 “Edhe nëse do zgjidhnim gjyqtarë të ndershëm, ata dhe familjarët do ishin në shënjestrën e narkotrafikantëve që kanë pushtetin politik dhe ekonomik. Kjo nuk është drejtësi, por është padrejtësi. Lëvizja jonë kombëtare demokratike është shpresa e vetme që mund të përballet dhe të fitojë mbi këtë kërcënim për demokracinë, për zgjedhje dhe për drejtësinë. Ne së bashku do ta ndalim këtë të keqe. Vetting me narkotitrafikantët nuk ka. Vettingu i vërtetë do të vijë kur të jetë hapur rruga për zgjedhje të lira, për demokraci të vërtetë. Kush ka guximin t’u thojë shqiptarëve se mund të ketë Vetting nga qeveria e bërë njësh me bandat, është ose naiv, ose nuk ja do të mirën Shqipërisë”, tha Basha.

Në çadrën e protestës ishin edhe dy motrat nga Fieri që sipas Bashës u dhunuan para disa ditësh vetëm pse morën pjesë në protestë. Ai vlerësoi praninë e tyre ndërsa u bëri thirrje mediave t’i japin fund çensurës dhe të mbulojnë gjithë aktivitetin brenda çadrës.

“Dy shpirtra të lirë që kanë mbrojtur, dhe kanë paguar dinjitetin me çdo çmim si njerëz të fjalës së lirë, ndaj dua t’i përshëndes për praninë në këtë shesh të lirisë. Dua t’i bëj një thirrje medias, regjive nëse munden ta çajnë çensurën e përditshme dhe të transmetojnë këtë që po ndodh sot këtu, fjalën e qytetarëve, fjalën e intelektualëve. Për të gjithë ata që nuk arrijnë të na ndjekin, hapni mediat sociale, na ndiqni në Facebook, është i pacensurueshëm, është media e qytetarëve, është media e republikës së re. Në çdo fshat, e në çdo qytet, rilindasit me bandat kriminale kanë ngritur shtabet elektorale. Me komandantë të hurit e litarit. Me trafikantë droge si Artur Bushi, me vrasës së Mark Frroku, me trafikantë të grave dhe motrave shqiptare si Arben Ndoka, këta njerëz janë vënë në krye të shtabeve kriminale. Lidershipi i kriminalizuar kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe ekzistencën tonë si shtet”, deklaroi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992