INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi deri në fitore

Basha: Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi deri në fitore

Publikuar më: 20:27 04-03-2017

Protesta e opozitës vazhdon prej dy javësh me qytetarët e ngujuar në çadren e vendosur para Kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në deklaratën e tij të pak minutave më parë, ka  bërë të ditur sërish kritikat e opozitës ndaj reformave të qeverisë.

“Edi Rama e di fare mirë se çfarë mendojnë shqiptarët për mashtrimin e shëndetësisë falas. Por tenderat e qeverisë po shkojnë tek një grusht njerëzish” – tha  Basha.

“Ai e di se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, populli e ka marrë vendimin dhe Rama do të shkarkohet me plebishit me përmasa të pa dëgjuara në fitoren e historisë ”, u shpreh Basha

Kjo nuk është beteja jonë e parë dhe as beteja jonë e dytë, tha ai, duke shtuar se “ju jap fjalën se nuk tërhiqem, do jem me ju deri në fitore. Kjo betejë nuk bëhet për të bërë Lulzim Bashën kryeministër, as Partinë Demokratike, por për për më të shenjtin pushtet, pushtetin e qytetarëve për të zgjedhur me votë të lirë e të ndershme”.

Ai theksoi se PD nuk do të rikthehet në Kuvend deri në realizimin e kushteve që i ka vendosur qeverisë.

Duke u ndalur te shëndetësia, Basha theksoi se, Rama e kishte mundësinë pasi qytetarët i besuan pushtetin, por ai zgjodhi një grusht njerëzish.

Sipas tij, populli do ta shkarkojë Ramën me një votim të padëgjuar më parë për vendin.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889