INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nuk tërhiqet edhe pas kritikave gjermane: Kërkojmë qeveri teknike!

Basha nuk tërhiqet edhe pas kritikave gjermane: Kërkojmë qeveri teknike!

Publikuar më: 17:18 17-04-2017

Pas takimit me ministrin e jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk do të ndalet derisa të arrihet krijimi i një qeverie teknike. Gjithashtu Basha tha se PD dhe opozita mbeten të hapura për dialog të mirëfilltë dhe jo për monologë shterpë.

“Një qeveri teknike me mandat politik, për të krijuar kishtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD mbetet e hapur për dialog të mirëfilltë dhe jo monologje të shterpë që rëndojnë krizën ku gjendet vendi.

Realiteti nuk mund të fshihet pas propagandës absurde të Edi Ramës që i shërben vetëm mbushjes së Shqipërisë me drogë dhe kapjes së zgjedhjeve. Pa dyshim kam patur rastin ti shpegoj për rrenat e Edi Ramës për Vettingun. Opozita kurrsesi nuk mund të jetë alibi për kapjen e drejtësisë. Por opozita është e gatshme që këto gjashtë ligje të kthehen në frymën e komisionit të venecias. Për të cilën pata rastin sot ta çmontoj me themel në bisedën me dy ministrat e jashtëm”, u shpreh Basha.

I pyetur në lidhje me deklaratat publike të ministrit të Jashtëm gjerman, Gabriel, i cili i kërkoi opozitës t’i japë fund bojkotit dhe të kthehet në parlament, Basha tha se pati kohë mjaftueshëm në që takimin me të, të “çmontojë gënjeshtrat e Edi Ramës se PD-ja nuk e do Vettingun”.

“Ora është 16:27 që do të thotë se takimi im me ministrin ka zgjatur goxha. Që do të thotë se pas deklaratës së tij, unë paraqita fakte të pakundërshtueshme që çmontojnë rrenën e qeverisë. Nuk kam ndërmend t’i paraprij gjykimit të tij për informacionin që i dhashë.

Injorimi i tonelatave të drogës është ndëshkim për Shqipërinë, kjo do çojë drejt një rënie totale të institucioneve. Çmontova gënjeshtrën e Edi Ramës se “jemi ne që nuk e duam vetingun”, përfundoi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396