INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nxjer EMRAT e dosjes 184: Fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve

Basha nxjer EMRAT e dosjes 184: Fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve

Publikuar më: 11:22 13-03-2019

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Dibër për të ftuar qytetarët e këtij qarku, për një pjesëmarrje masive në protestën e 16 marsit.

I pritur me thirrjet, “Rama ik”, Basha tha se Dibra dhe dibranët “e kanë vrarë frikën të parët dhe kanë ndezur shpresën për t’i prirë të parët marshimit të pandalshëm për rrëzimin e qeverisë së krimit dhe krye hajdutit Edi Rama”.

Për herë të parë nga Dibra, lideri i opozitës zbuloi emrat e “Dosjes 184”. Sipas tij janë përgjuar në blerje votash dhe kontakte me Ymer Lalën dhe dy ish-ministra të qeverisë Rama, si Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Ai përmendi edhe disa emra deputetësh të rëndësishëm në qarqet e Veriut të vendit, të cilët janë përfshirë në negociatat për mbushjen e kutive të votimit.

“Dosja 184 është fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve. Në këtë dosje janë kapur gafil, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Sadri Abazi, Blerim Ndreu, Paulin Sterkaj, Ulsi Manja, Damian Gjiknuri duke bërë pazare me Ymer Lalën dhe krimin e organizuar për të blerë vota dhe për të mbushur kutitë e votimit, që të kapnin bashkinë e Dibrës dhe për të bërë eksperimentin që e vunë në zbatim në 2017”, theksoi kreu i PD.

Sipas Bashës “Prokuroria e Arta Markut dhe Donika Prelës e ka fshehur këtë dosje”, kryeministri Rama dhe biznesmeni dibran Ymer Lala do të përfundojnë të dy në qelitë e burgut.

“Edi Rama ka qejf të rrijë me Ymer Lalën. Edi Rama dhe Ymer Lala do të rrinë bashkë në qelitë e burgut 313, aty ku e kanë vendin të gjithë at që kryen vjedhjen e votave dhe instalimin e një pushteti kriminal”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0038068294525146