INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nxjerr shifrat, ja sa miliarda euro ka vjedhur qeveria 'Rama' [VIDEO]

Basha nxjerr shifrat, ja sa miliarda euro ka vjedhur qeveria 'Rama' [VIDEO]

Publikuar më: 08:36 20-08-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një video ka nxjerr disa shifra miliarda eurosh që sipas tij janë vjedhur nga qeveria e Ramës. Sipas tij, nga viti 2014 deri më 2018, dëmi ekonomik i shkaktuar në buxhet është 5.99 miliardë euro.
Këto para Basha thotë se i merr kryeministri, së bashku me një grusht biznesmenësh. “Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri-tjetrin. Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden”.
Si shton se paratë janë shpëroduar për luks. “Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Hajduti Psiqik me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks”, akuzon Basha.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551