INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha, ‘para nesh është agonia e një klike sa hajdute dhe kriminale që lajmëron shuarjen e vetë’

Basha, ‘para nesh është agonia e një klike sa hajdute dhe kriminale që lajmëron shuarjen e vetë’

Publikuar më: 08:41 17-07-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 42-vjetorin e pushkatimit nga regjimi komunist të dy poetëve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Në këtë rast ai ka dhënë dhe një mesazh politikë kundër qeverisë së Edi Ramës. “Në 42-vjetorin e pushkatimit të poetëve, mund të them me krenari se armata e qytetarëve shqiptarë të bashkuar rreth vlerave të Perëndimit është forcuar, por beteja ende nuk ka mbaruar. Ndaj metastazave që ëndërrojnë të mbrojnë krimet e diktaturës dhe të dënojnë çdo intelektual që guxon të denoncojë gjëmat dhe bëmat e një nomenklature hajdute dhe të lidhur me krimin, nuk duhet reshtur beteja, çdo ditë, kudo, deri në triumfin ndaj të keqes”, shkruan Basha në postimin në Facebook.

Sipas Bashës, sot para nesh ndodhet agonia e një klike hajdute dhe kriminale që ka lajmëruar shuarjen e vetë. “42 vjet më vonë, para nesh nuk është Saharaja e poetëve të Bërzhezhtës së Librazhdit, por agonia e një klike sa hajdute, dhe kriminale aq edhe injorante dhe anti perëndimore që lajmëron shuarjen e vet, pikërisht se u ka shpallur publikisht luftë poetëve, shkencëtarëve, pedagogëve dhe intelektualëve të këtij vendi”, shprehet kryetari i PD.

Article Logic
Execution time: 0.0029809474945068